Ja sa nuk e kalojnë testin provë te Skënderbeu...!
- Korca Boom
- Jul 5, 2023
- 1 min read
Skuadra korçare është një kantier në ndërtim e sipër. Janë afruar tek Skënderbeu shtatë futbollistë të cilët kanë më se një javë që janë nën vëzhgimin e trajnerit Gvozdenovic, por jo të jithë kanë shansin të veshin fanelën dhe të jenë pjesë e Skënderbeut.
Katër prej tyre kanë deri tani një vlerësim maksimal, por këtë mundësi nuk e kanë tre prej tyre. Nuk bëhen bëhen publik emrat, por gjithçka është e sigurtë se në këtë fundjavë do të merret edhe vendimi final si dhe vetë futbollistët do të mësojnë një gjë të tillë.
Nga ana e stafit është mësuar, se ata janë me të ardhme, por korçarëve ju duhen futbollistë që të jenë gati që të përballojnë sezonin.
