top of page

Ja sa të ardhura do të sigurojë Skënderbeu në superligë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 12, 2023
  • 1 min read

Formula e re e Kategorisë Superiore shihet si një mundësi e artë për të rritur interesin, por edhe të ardhurat financiare.

Skuadra e vendit të parë do të vazhdojë të përfitojë shpërblimin prej 10 milion lekësh.

Të ardhurat nga shitja e biletave dhe e drejta televizive mendohet të kapë shifrën e 200 miljon lekësh.

Por, me ndryshimin e formulës këtu është edhe pjesa e “luanit”, kjo pasi ekipet që nga vendi i parë deri tek i katërti përfitojnë 70 %.

Pra, vetëm 30% e kësaj shumë shkon për ekipet nga vendi i pestë deri tek i dhjeti. Tani edhe korçarët duhet të bëjnë këto llogari për të pasur të ardhura të mëdha në arkën e tyre.




bottom of page