top of page

Ja sa zarfa kanë mbetur për t’u numëruar nga diaspora për Korçën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 18
  • 1 min read

Vazhdon të rritet numri i zarfave të numëruar nga diaspora, dhe më konkretisht për qarkun e Korçës. Nga momenti në moment shifrat ndryshojnë, por aktualisht situata paraqitet kështu: Kanë mbetur për t’u numëruar më shum se 2.000 zarfa, nga një numër total prej 16.235.


Deri në këtë moment, Partia Demokratike ka marrë 2.953 vota, ndërsa Partia Socialiste 8,733 vota. Ndërkohë, nga partitë e reja, surprizon NISMA-SHB me 1.165 vota.


Ritmet e numërimit janë shumë të ulëta dhe pritet të duhen edhe disa ditë që të mësohet rezultati final.


Megjithatë, sipas të dhënave aktuale, nuk priten surpriza apo ndryshime në numrin e mandateve, çka tashmë është konfirmuar nga burime zyrtare.

 

“KORÇA BOOM”




 

 
bottom of page