top of page

Jani Kaçi analizon Skënderbeun: Skuadra dominoi, jemi një nivel mbi të tjerët

  • Aug 25, 2025
  • 1 min read

Ish-futbollisti i njohur korçar, ikona e portës jo vetëm korçare por edhe kombëtare Jani Kaçi, ka komentuar fitoren 3-0 të Skënderbeut ndaj Burrelit, duke bërë një analizë të qartë për performancën dhe potencialin e ekipit për sezonin e ri.


Sipas tij, skuadra dominoi në të gjitha aspektet e lojës dhe fitorja ishte plotësisht e merituar.

"Skuadra jonë dominoi në të gjitha aspektet. Kjo fitore na bën optimistë. Ekipi ka luajtur mirë dhe ka treguar një nivel të lartë teknik, taktik dhe fizik. Ishte një paraqitje që të bind", u shpreh Kaçi.


Ai vuri në dukje edhe rëndësinë e aspektit psikologjik:

"Ana psikologjike është në rritje. Ky rezultat jep moral dhe besim për ndeshjet e ardhshme. Kampionati ka ekipe të mira, por niveli ynë aktualisht është mbi shumë prej tyre."

Në analizën e tij, Kaçi foli gjithashtu edhe për përbërjen e ekipit, duke vlerësuar balancën mes eksperiencës dhe rinisë në skuadër.


"Ekipi ka shumë futbollistë cilësorë, si të rinj ashtu edhe me përvojë. Kjo ndërthurje është një avantazh i madh dhe do të na japë qëndrueshmëri gjatë kampionatit", theksoi ai.


Me tone pozitive, Kaçi u shpreh se ky është vetëm fillimi dhe se me vazhdimësi dhe përkushtim, Skënderbeu mund të jetë një pretendent serioz për objektiva të rëndësishëm këtë sezon.

“KORÇA BOOM”


bottom of page