top of page

Jani Kaçi rastësisht portier, ja çfarë i pëlqente …!?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 11, 2023
  • 1 min read

Të gjithë e mbajnë mend Jani Kaçin, portierin me numrin 20 në fanelën e tij. E veçantë për kohën, pasi zakonisht portierët mbajnë numrin 1. Sot do të ndalemi tek diçka e veçantë, e cila lidhet me atë se si Kaçi hyri në portë.

Realisht sipas asaj që ai edhe ka deklaruar, dëshira e tij ka qenë të bëhet boksier. Por trajneri Trajan Verika i ka thënë: "Ti do të bëhesh portier". Ka qenë një ndeshje mes të rinjve të Skënderbeut dhe Besës në të cilën Kaçi i bie në sy Loro Boriçit, ishte viti 1967.

Loro nuk e harron këtë talent dhe e thërret edhe tek Partizani. Kështu Kaçi fillon rrugëtimin e tij të suksesshëm në portë.



bottom of page