top of page

JAVA e 4: Kategoria e dytë “zjarr” të dielë/ Maliqi pret Partizani B, Devolli pret Orikun

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 23
  • 1 min read

Ditën e dielë do të luhet java e 4-ër e kategorisë së dytë, ndërkohë që priten përballje interesante dhe të luftuara në këtë javë.


Maliqi që po bëfason në këto javë të para, ka një ndeshje të rëndësishme në shtëpi, teksa do të presë Partizanin B, skuadër që përpara pak ditësh mposhti Devollin në kryeqytet me rezultatin e thellë 5-0.


Maliqarët do të kërkojnë fitoren aq më tepër që luajnë në shtëpinë e tyre dhe nëse e arrijnë do të jenë një kandidate e denjë për ngjitjen në kategorinë e parë.


Ndërkohë Devolli që po kalon krizë në këto javë të para, për shkak se ka dy humbje dhe vetëm 1 fitore, pret Orikun në shtëpi, në një ndeshje që fitorja është alternativa e vetme për devollinjtë.


Më poshtë sjellim dielet e kësaj jave të katërt: 

 

JAVA 4

Grupi B:

Maliqi – Partizani B

Delvina – Shkumbini

Eagle – Butrinti

Tomori -  Bylis B

Devolli – Oriku

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page