Java e fundit e kategorisë së parë/ Luhet më 20 prill dhe Pogradeci e mbyll me Korabin. Ja axhenda
- Korca Boom
- Apr 14
- 1 min read
Kategoria e Parë do të rikthehet me 20 prill, për javën e fundit të saj. Llogaritë mbeten të hapura për vendin e dytë, i cili të dërgon në elitë dhe vendin e gjashtë.
Avantazhi i vendit të gjashtë është që të dërgon në “play-off” për Superioren. Lushnja dhe Apolonia do e diskutojnë mes tyre në javën e fundit.
Ndeshje me mjaft interes do të jenë Vora-Flamurtari dhe Valbona-Besa. Aktualisht vlonjatët kanë 1 pikë më tepër se kavajasit dhe synojnë të ruajnë këtë distancë.
AXHENDA E KATEGORISË SË PARË
(20 prill, ora 15:00)
Apolonia – Lushnja
Erzeni – Kastrioti
Vora – Flamurtari
Kukësi – Burreli
Korabi – Pogradeci
Valbona – Besa
“KORÇA BOOM”
