top of page

Jorgi Kapedani, krenaria e gjimnazit "Raqi Qirinxhi" në pistat kombëtare dhe ndërkombëtare!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 days ago
  • 1 min read

Krenaria jonë në pistën kombëtare dhe ndërkombëtare!


Jorgi Kapedani, nxënës i klasës së 10-të C në gjimnazin tonë, vijon të na bëjë krenarë me arritjet e tij të jashtëzakonshme në atletikë!


Pas një sërë fitoresh në garat kombëtare, Jorgi është shpallur fitues i çmimit të parë edhe në maratonat ndërkombëtare, duke dëshmuar edhe një herë talentin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm.


Me vullnet të hekurt dhe pasion të pashuar, ai po ngjit majat e suksesit dhe po përfaqëson denjësisht shkollën dhe qytetin tonë në skenat sportive brenda dhe jashtë vendit.


Të lumtë Jorgi! Ti je një shembull frymëzues për të gjithë ne!


“KORÇA BOOM”


bottom of page