top of page

“Ju Dua”, kapiteni Zguro reagon për triumfin e Pogradecit me Besën: Të fala keni...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 28
  • 1 min read

Fitorja e sotme ndaj Besës së Kavajës ka entuziasmuar tepër lojtarët e Pogradecit. Pak më parë, kapiteni i skuadrës liqenore, Vangjel Zguro ka reaguar për triumfin e sotëm në “Elbasan Arena”.


“Të fala keni të gjithë nga këta Çunat Gangstera, Forca Pogradeci Ju Dua”, shkruan mbrojtësi 32-vjeçar në rrjetet e tij sociale ku shihet në video bashkë me lojtarët e ekipit të tij duke festuar me tifozët.


Tashmë Pogradeci do të përballet me Tiranën, në një sfidë që do të përcaktohet skuadra që do të luajë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.   


“KORÇA BOOM”



bottom of page