top of page

Juri Merlim bind në testin e parë, forma e tij duket…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 29, 2023
  • 1 min read

Në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Malishevës për herë të parë në fushë me fanelën e Skënderbeut, zbriti edhe braziliani Juri Merlim. Ka disa ditë që mesfushori në fjalë është bashkuar me bardhekuqtë dhe trajneri Ivan Gvozdenoviç e aktivizoi që nga minuta e parë.

Vetëm në mesin e pjesës së dytë Merlim u zëvendësua për t’u dhënë mundësi edhe të tjerëve, por mesfushori bindi me paraqitjen e tij dhe duket se po përshtatet shumë shpejt me Skënderbeun.

Kjo përshtatje e shpejtë lidhet edhe me atë se Juri Merlim ka luajtur më parë në kampionatin shqiptar, pasi ishte pjesë e Flamurtarit dhe e njeh mirë futbollin tonë.

Gjithsesi paraqitja e parë e tij ishte shumë pozitive dhe la përshtypje të mira për stafin teknik. Kujtojmë që Merlim do të jetë tiullar në mesin e fushës me Skënderbeun në superligë dhe tashmë pritet që nga dita në ditë braziliani të rritet edhe më shumë.



bottom of page