Këshilla e Jani Kaçit për të rinjtë e talentuar
- Korca Boom
- Jul 30, 2023
- 2 min read
“Nuk mjafton të jesh vetëm i talentuar.” Kjo është këshilla e parë e ikonës së portës korçare Jani Kaçi për futbollistët e rinj.
Në fakt, Kaçi ka punuar gjatë me ekipet e moshave dhe ka nxjerrë shumë futbollistë ku disa prej tyre i shohim edhe sot tek Skënderbeu.
Por, në vazhdim të pyetjes sonë se çfarë duhet për të rinjtë, Kaçi ka vazhduar: “Punë dhe vetëm punë, nuk mjafton të të thonë ke talent. Futbollisti nuk duhet të njohë orar stërvitor. Duhet të sakrifikosh shumë nga vetja, duhet të jesh në çdo moment me mendje dhe zemër tek futbolli.
Çdo futbollist i ri duhet të qëndrojë edhe më gjatë se të tjerët në stërvitje, duke u stërvitur edhe me disa lloje të tjera sporti. Por mbi të gjitha një sportist i mirë është edhe një qytetar i mirë. Askush në futboll nuk ta dhuron vendin atë duhet ta fitosh. Këtë të rinjtë duhet ta dinë mirë dhe të luftojnë fort për një fanelë, apo vend formacioni”
Këto janë disa prej këshillave të Jani Kaçit njeriut që vetë këtë rrugë suksesi e ka arritur me punë madje duke sfiduar vështirësitë.

“Nuk mjafton të jesh vetëm i talentuar” – kjo është këshilla e parë e ikonës së portës korçare Jani Kaçi për futbollistët e rinj.
Në fakt Kaçi ka punuar gjatë me ekipet e moshave dhe ka nxjerë shumë futbollistë ku disa prej tyre i shohim edhe sot tek Skënderbeu.
Por në vazhdim të pyetjes sonë se cfarë duhet për të rinjtë, Kaçi ka vazhduar: “ Punë dhe vetëm punë, nuk mjafton të të thonë ke talent, futbollisti nuk duhet të njohë orar stërvitor. Duhet të sakrifikosh shumë nga vetja, duhet të jesh në çdo moment me mendje dhe zemër tek futbolli. Çdo futbollist i ri duhet të qëndrojë edhe më gjatë se të tjerët në stërvitje, duke u stërvitur edhe me disa lloje të tjera sporti. Por mbi të gjitha një sportist i mirë është edhe një qytetar i mirë. Askush në futboll nuk ta dhuron vendin atë duhet ta fitosh, këtë të rinjtë duhet ta dinë mirë dhe të luftojnë fort për një fanelë apo vend formacioni”
Këto janë disa prej këshillave të Jani Kaçit njeriut që vetë këtë rrugë suksesi e ka arritur me punë madje shumë duke sfiduar vështirësitë.