top of page

KAMPIONET e Shqipërisë janë nga Korça, por Skënderbeu nuk ekziston. TURP!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 29
  • 2 min read

Vetëm dy ditë më parë lajmi që shkolla “Sotir Gora” dhe më konkretisht vajzat e basketbollit të kësaj shkolle u shpallën kampione të Shqipërisë mori “dhenë”. Aq shumë u fol për këto vajza që shikoni në foton e mëposhtme, sa na bënë me plot gojë krenarë të gjithë në qytetin e Korçës.


Urimet për to idhin “lumë”. I uroi i madh dhe i vogël, madje i uroi edhe i pari i Korçës, Sotiraq Filo. I uruan personalitete të shumtë, I uruan drejtues institucionesh deri te Ministrja e Arsimit, por të gjithë haruan atë që është më kryesorja.


Në qytetin juglindor ka vite e vite të tëra që Skënderbeu në basketboll për femra është shkrirë. Madje e kemi cituar në shumë shkrime, që Skënderbeu i madh nuk u shkri, por e bënë që mos ekzistojë më, me dashje.



I pari që mban përgjegjësi për këtë Skënderbe që nuk është më, është kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo që doli e uroi këto vajza kampione të Shqipërisë. A keni përgjegjësi zoti Filo? Përse nuk dilni e të thoni çfarë turpi bëtë që shkritë Skënderbeun e madh të Pandi Ballit, Edmond Dushkut, Anesti Manos, Arjan Kostanit, Emil Papës, Zamira Kolecit, Kozeta Damos, Vasilika Miços, Lida Shehut, Silvana Terezit, Zamira Qeramixhiut, Florenca Sulenjit, Gerta Ropit, Aida Nakollit, Alma Gegollit, Migena Plasës. Për të zbritur më poshtë te Ornela Lalaj, Marina Pëllumbi, që edhe sot janë pjesë e kombëtares, motrat Papa, Eda Llazar, Jahollari, Haris, Doja, e shumë e shumë të tjera.


Kemi haruar shumë emra të tjerë që kanë qenë pjesë e basketbollit dhe të na falin, por sot të gjitha ndihen të fyera, sepse Skënderbeu në basketboll për femra nuk ekziston më. Sa turp!


Dhe sot ne jemi krenarë me këto vajza që sapo u shpallën kampione. Na e bëtë zemrën “mal” vajza. Na e bëtë zemrën “mal” trajnerët Emil Papa dhe Reinaldo Kacori, por ku e kemi Skënderbeun e madh, edhe pse kemi kampione këto vajza që shikoni më poshtë? Nuk e kemi më…


Le të jetë kjo një thirrje për institucionet që vetëm dalin e mburen me diçka që nuk kanë lidhje, ndërkohë që për Skënderbeun e madh të basketbollit të femrave heshtin. Turp, vërtet turp!



“KORÇA BOOM”



bottom of page