Kanosje me mjet bujqësor në Maliq – Policia ndalon të riun problematik
- Jul 1, 2025
- 1 min read
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. B., 21 vjeç, banues në Maliq.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale "Kanosja", e kryer në formën e tentativës, pasi për motive të dobëta ka tentuar të godasë me mjet bujqësor një shtetas 67-vjeçar.
“KORÇA BOOM”
















