Kanosje nëpërmjet mesazheve duke shkaktuar shqetësim dhe frikë
- Korca Boom
- Jun 5
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit P. I., 52 vjeç, banues në fshatin Mësniçkë.
Sipas informacioneve zyrtare, P. I. dyshohet se ka kanosur një shtetas 46-vjeç, përmes mesazheve telefonike, duke shkaktuar shqetësim dhe frikë te i dëmtuari. Pas kallëzimit të bërë, policia ka mbledhur provat e nevojshme dhe ka përpiluar materialet procedurale.
Këto materiale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme proceduriale në lidhje me këtë rast.
Policia vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
