Kapet shpërndarësi i lëndëve narkotike
- Korca Boom
- Jun 5
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit Ll. V., 24 vjeç, banues në Korçë.
Gjatë një kontrolli fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia vijon punën për parandalimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike në qytetin e Korçës dhe më gjerë.
“KORÇA BOOM”
