Kapiteni Mateo Pere: Gjyqtari u bë faktor, më ndëshkoi edhe pse kam pësuar frakturë
- Korca Boom
- Oct 26
- 1 min read
Devolli nuk ka arritur të marrë atë që ka dhënë në fushën e lojës në një takim ku, sipas drejtuesve të skuadrës, edhe gjyqtari është bërë faktor me vendimet e tij që kanë dëmtuar devollinjtë. Momenti më i diskutuar i ndeshjes ishte ai kur gjyqtari akordoi një penallti për vendasit, e cila u konsiderua e paqenë nga miqtë. Për fat, portieri Beqiri arriti ta priste goditjen, duke shmangur disavantazhin.
Pas ndeshjes, kapiteni i skuadrës, Mateo Pere, ka reaguar me tone të ashpra ndaj arbitrimit:“Çfarë mund të thuash pas një ndeshjeje ku edhe gjyqtari, me mua të paktën si kapiten, është sjellë në mënyrën më të keqe të mundshme? Dua të kujtoj se kanë qenë dy momente kur kundërshtarët më kanë goditur me bryl në zonë dhe më kanë shkaktuar frakturë, por ai nuk ka reaguar fare.
Në një moment që unë isha i shtrirë në tokë nga dhimbja, më dha karton të verdhë për simulim, ndërsa më pas u vërtetua që kam frakturë në hundë. Gjithashtu, nuk na është dhënë një penallti e qartë në favorin tonë dhe kundërshtarët nuk janë ndëshkuar për vonesat e shumta gjatë lojës.”
Nga kjo ndeshje, duket se është e vështirë të flitet për një lojë të drejtë, pasi gjyqtarët u bënë faktor në rezultat dhe ndikuan në ecurinë e takimit.
"KORÇA BOOM"



















