Kapiteni shfaqet i qeshur, Skënderbeu është në top-formë
- Korca Boom
- Aug 15, 2023
- 1 min read
Kapiteni i Skënderbeut, Erlis Frashëri është shfaqur më shumë se i qeshur në seancat e fundit stërvitore. Madje Frashëri jo vetëm që po tregon adrenalinë të lartë, por ka publikuar në faqen e tij këtë foto super, duke treguar se skuadra është top.
Në fakt, ka kohë që në grupin e futbollistëve ka harmoni të plotë dhe këtë e kemi treguar shpesh edhe me fotot që kemi publikuar, ndërkohë që Frashëri duhet të marrë për “dore” ekipin dhe ta udhëheqë pas disa ditësh në këtë superligë.
Në stërvitje Skënderbeu gjatë gjithë fazës përgatitore ka qenë super dhe mbetet radha e ndeshjeve zyrtare të tregojë se sa vlen.
Do të shikojmë Skënderbeun e rikthyer vërtet edhe me lojë? Kjo mbetet për t'u parë. 26 gushti erdhi...
