Kapiteni Vangjel Zguro para Tiranës: Së bashku drejt superligës!
- Korca Boom
- May 3
- 1 min read
Tirana dhe Pogradeci do të dalin nesër në fushën e lojës për të zhvilluar finalen e “Play Out-it” të Superiores. Ekipi liqenor është më i motivuar se kurrë më parë për të prekur elitën e futbollit shqiptar.
Këtë gjë e ka shprehur hapur dhe kapiteni i Pogradecit, Vangjel Zguro, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare të facebook. “Më të bashkuar se kurrë, së bashku drejt Superligës”, shkruan 32-vjeçari.
Përballja e nesërme në orën 18:00 në “Elbasan Arena” do të jetë vendimtare për fatet e të dyja ekipeve. Pogradeci ka dhe një motiv shtesë për të kaluar në Superiore, pasi presidenti ka dhënë 100 mijë euro premio nëse ngjiten në elitë.
“KORÇA BOOM”
