KATEGORIA E PARË/ Nesër të gjitha ndeshjet, vetëm Skënderbeu-Korabi në orën 17:00
- Korca Boom
- Nov 2
- 1 min read
Tashmë është zyrtare, pikërisht nesër, të hënë, luhen të gjitha ndeshjet e javës së 10-të të kategorisë së parë, kjo për shkak të shtyrjes për shkak se dita e sotme është Ditë Zie kombëtare.
12 ekipe zbresin nesër në fushën e lojës në 6 çifte interesante dhe të luftuara, ndërkohë që 5 ndeshje luhen në orën 14:00 dhe vetëm një në orën 17:00 pikërisht ajo mes Skënderbeut dhe Korabit.
Skënderbeu nesër do të kërkojë ti rikthehet fitores aq më tepër që luan në shtëpi përpara tifozërisë së vet.
Ndeshjet e tjera luhen në të njëjtën orë, ora 14:00, ku spikat në Pogradec përballja mes vendasve dhe Apolonisë, një përballje që pritet të dhurojë emocione dhe liqenorët nuk duan të falin as Apoloninë.
Më poshtë sjellim të gjitha oraret dhe ndeshjet e ditës së nesërme:
Kategoria e Parë, java 10
NESËR (03.11.2025)
Ora 14:00 Iliria – Burreli
Ora 14:00 Kukësi – Kastrioti
Ora 14:00 AF Luftëtari – Besa
Ora 14:00 Laçi – Lushnja
Ora 14:00 Pogradeci – Apolonia
Ora 17:00 Skënderbeu – Korabi
“KORÇA BOOM”



















