top of page

KATEGORIA E PARË/ Besa-Apolonia dhe Burreli-Pogradeci dy ndeshjet e “play-off”-it

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 22
  • 1 min read

Kategorisë së Parë i kanë mbetur ndeshjet e “play-off” dhe “play-out” për t’u luajtur. Tashmë është zyrtarizuar data, kur do të luhen ndeshjet e para të fazës “play-off”.


Burreli do të presë Pogradecin dhe Besa do të përballet me Apoloninë, më 24 prill. Të dyja ndeshjet do të nisin në orën 15:00.


Tashmë dihet se Burreli do të luajë në shtëpinë e tij. Në anën tjetër, Besa akoma nuk ka vendosur për stadiumin ku do të presë Apoloninë.


NDESHJET E FAZËS “PLAY-OFF” NË KATEGORINË E PARË


Besa – Apolonia, më 24 prill ora 15:00


Burreli – Pogradeci, më 24 prill ora 15:00



“KORÇA BOOM”




bottom of page