KATEGORIA E PARË/ Pogradeci 3 gola për 3 pikë. Shikoni renditjen!
- Korca Boom
- Apr 13
- 1 min read
Është luajtur java e 32-të në Kategorinë e Parë, duke hedhur më shumë “dritë” rreth klubeve që do të ngjiteten në elitën e futbollit shqiptar, sikurse atyre që do jenë në një kategori më poshtë.
Besa-Vora rezultoi ndeshja më e spikatur. Kavajasit e realizuan detyrën, duke mposhtur me shifrat minimale Vorën. Kavaja aktualisht mban vendin e 3-të në tabelë me 71 pikë, një më pak se Flamurtari.
Vlonjatët nga krahu tjetër u treguan të saktë karshi Erzenit. Golat e Oshafit dhe Batha i mjaftuan vlonjatëve. Korabi i Peshkopisë kori triumf jetik në Lushnjë, duke i shpëtuar përkohësish rënies nga kategoria.
Në takimet e tjera Kastrioti dhe Apolonia u ndanë në “paqe”. Burreli mposhti Valbonën, kurse Pogradeci siguroi fitoren më të thellë në këtë javë 3-0 karshi Kukësit.
Ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e Kategroisë së Parë, aty ku do të vuloset gjithçka.
Rezultatet e javës së 32-të
Besa-Vora 1-0
Shënues: Kapo 30’
Burreli-Valbona 2-1
Shënues: Ferruku 51’, Rroku 70 / Balla 15’
Flamurtari-Erzeni 2-0
Shënues: Oshafi 25’, Batha 85’
Kastrioti-Apolonia 1-1
Shënues: Biba 80’ / Trifoni 53’
Lushnja-Korabi 0-1
Shënues: Mziu 62’
Pogradeci-Kukësi 3-0
Shënues: Zguro 17’, Ivani 50’, Puis 56’
“KORÇA BOOM”
