Keti Garbi, ylli i muzikës greke më 20 gusht në Korçë…
- Korca Boom
- Aug 7, 2023
- 1 min read
Njëri pas tjetrit po zbulohen të gjithë këngëtarët që do të marrin pjesë në Festën e Birrës që do të zhvillohet në qytetin më të madh juglindor të Shqipërisë 16-20 gusht.
Organizatorët duke zbuluar këngëtarët me radhë, kanë menduar që ta mbyllin Festën e Birrës me këngë greke. Dhe do të jetë një tjetër yll që do të vijë nga Greqia, ashtu siç e cilësojnë po organizatorët. Keti Garbi do të këndojë në mbyllje të festës dhe do të vijë enkas për këtë festë.
Ditë më parë është mësuar se po nga Greqia do të vijë të këndojë edhe Despina Vandi. Po ashtu nuk do të mungojnë as Elvana Gjata, Ylli Limani, Eugent Bushpepa, grupi LA BOUCHE, apo grupi NO MERCY dhe vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi.
Me gjithë këta artistë dhe me shumë surpriza të tjera, pritet që nga data 16-20 gusht e gjithë vëmendja të jetë në juglindje të vendit, ku padiskutim që numër i madh turistësh vendas dhe të huaj kanë ditë që kanë prenotuar për të qenë prezentë në qytetin juglindor.
