top of page

Kjo foto daton në vitin e largët 1925

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 26, 2023
  • 1 min read

Kjo foto daton në vitin e largët 1925, datë 23 gusht. Studio fotografike Central Studio, 44 Boy Iston St, Boston.

Është një foto që e gjen në të gjitha familjet korçare, të cilat kanë patur, të afërmit e tyre në SHBA. Kjo ngelet një dëshmi e rrallë, se sa e organizuar ishte shoqata e emigrantëve shqiptarë në SHBA.

Në qëndër të fotos bie në sy, Faik Konica, së bashku me veprimtarë dhe kontribues të tjerë, të mërgatës shqiptare në ato vite. Të tilla aktivitete, organizoheshin shpesh në raste festash kombëtare, apo fetare.

Siç e tregon dhe vula e saj: Picnic of the Albanian Church St. George Society, Natick, Mass. Aug. 23, 1925; na përcjell ende sot atmosferën dhe klimën e bashkëpunimit, që kishin korçarët në Amerikë.


bottom of page