top of page

Klubi i Futbollit Skënderbeu njofton shitjen…!?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 23, 2023
  • 1 min read

Në cdo fillim sezoni klubi korçar, ka bërë me dije se gjithkush mund të sigurojë një vend për të parë ndeshjet e Skënderbeut.

Kjo nëpërmjet biletave për çdo ndeshje, por edhe aboneve ose e thënë ndryshe biletave një-vjeçare.

Bëhet me dije nga ana e klubit se për tribunën “VIP” bileta vjetore kushton 50 mijë lek të rinj. Ndërkohë që për dy anësoret e saj pra, “Tribuna” A dhe B do të kushtojnë 20 mijë lek të rinj.

Çdo i interesuar mund të drejtohet tek zyrat e financës së korçarëve.



bottom of page