top of page

Klubi i Pogradecit jep njoftimin e rëndësishëm: Transport falas drejt Elbasanit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 25
  • 1 min read

Të hënën më 23 prill 2025, luhet ndeshja vendimtare mes Besës dhe Pogradecit dhe tashmë është bërë zyrtar fakti që do të luhet në “Elbasan Arena” dhe do të startojë në orën 17:00.


Klubi i Pogradecit ka nxjerrë njoftimin e rëndësishëm për tifozët pak momente më parë


NJOFTIM ZYRTAR – Të gjithë bashkë për një ëndërr!

Erdhi momenti që të gjithë kemi pritur, të hënën më 28 prill skuadra jonë e zemrës KF Pogradeci do të përballet me Besën në një ndeshje play-off, vendimtare që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 17:00.


Është një betejë që mund të na çojë më pranë ëndrrës sonë të madhe – dhe tani më shumë se kurrë skuadra ka nevojë për ju.


Për këtë arsye KF Pogradeci ka vebdosur transport falas për të gjithë tifozët që duan të jenë pranë skuadrës në këtë përballje kaq të rëndësishme.


Nisja bëhet nga stadiumi i Pogradecit ditën e hënë më 28 prill, në orën 14:00.

Mbushim “Elbasan Arenën” me zemra pogradecare!


Tregojmë edhe njëherë se çfarë do të thotë të jesh liqenor me zemër!



“KORÇA BOOM”



bottom of page