top of page

Klubi: Ka 1 muaj që është mbyllur me lojtarët nga Haiti dhe Venezuela…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 30, 2023
  • 1 min read

“Korça Boom” ka qenë portali i parë dhe i vetëm që ka zbuluar të gjithë ata që kanë mbërritur deri tani te Skënderbeu dhe që pritet të mbërrijnë, ndërkohë që ka 24 orë që qarkullojnë lajme në lidhje me afrimin e dy lojtarëve të tjerë të huaj.

Një lojtar nga Venezuela dhe një nga Haiti thonë media të ndryshme që do të vijnë te Skënderbeu.

Kjo nuk është aspak e vërtetë, teksa “Korça Boom” zbulon se me këta futbollistë është kontaktuar rreth një muaj më parë, por çdo gjë është mbyllur që në atë moment, sepse të dy lojtarët kanë pasur kontratë me ekipet që kanë luajtur.

Kanë qenë drejtues të klubit juglindor që e kanë bërë të ditur për portalin një gjë të tillë, ndërkohë që i vetmi interesim dhe që mund të thuhet një gjysëm lajmi është për Andrea Gërxho. Mbrojtësi 23-vjeçar luan në Serinë C me Fermanën, por akoma nuk ka asnjë hap përpara dhe nuk dihet nëse do të jetë apo jo pjesë e Skënderbeut në vazhdim.

Në këtë mënyrë klubi ka përgënjeshtruar lajmet e orëve të fundit për një futbollist nga Haiti dhe një nga Venezuela.




bottom of page