Klubi “Skënderbeu” përgënjeshtron: Nuk janë këto fanelat e reja…!
- Korca Boom
- Jul 13, 2023
- 1 min read
Ka qysh mbrëmjen e djeshme që në portale dhe rrjete sociale qarkullojnë fanelat e Skënderbeut, por që në fakt në këto momente është vetë klubi që ka përgënjeshtruar këtë lajm.
Drejtues të klubit për “Korça Boom” ekskluzivisht deklarojnë: “Nuk janë këto fanelat e reja të Skënderbeut. Këto fanela që qarkullojnë në rrjete sociale janë gënjeshtër. Ne akoma nuk e kemi vendosur. Pjesa e reklamës do të jetë e vetmja si kjo që qakrullon, por të tjerat as që kanë lidhje me këto që pqasqyrohen dhe janë gënjeshtër për tifozët.”
Kjo ka qenë deklarata e drejtuesve të klubit, që do të thotë se duhet të presim edhe pak për të mësuar fanelat e reja të Skënderbeut.
Në fakt, për këtë lajm pati një reagim nga tifozët të cilët mbetën të habitur kur panë që këto fanela nuk kishin lidhje me ngjyrat e Skënderbeut, sepse dihet që tradicionalisht skuadra e ka ngjyrën bardhekuqe.
