top of page

Klubi “Skënderbeu” thirrje tifozëve: Na mbështesni! Kemi nevojë për ju!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 25, 2023
  • 1 min read

Nuk ka asnjë organizim për ndeshjen e nesërme në Rrogozhinë ndaj Egnatias, por gjithsesi klubi “Skënderbeu” përpara startit të superligës u bën thirrje të gjithë tifozëve që nga ky moment të bëhen të gjithë bashkë për te qenë pranë skuadrës që ka nevojë më shumë se kurrë.

Në një postim në faqen zyrtare të klubit, drejtuesit kanë cituar këto reshta: “Edhe një ditë nga starti i kampionatit!

Futbollistët dhe stafi janë gati! Ekipi ka nevojë për mbështetjen e tifozëve! Bashkë jemi më të fortë!”

Këto kanë fjalët e klubit bardhekuq, që do të thotë se Skënderbeu nga ky moment ka më shumë se kurrë nevojë për tifozërinë e cila gjithmonë e ka përkrahur ekipin dhe e njëjta gjë kërkohet edhe në këtë superligë.

Tashmë mbetet radha e tifozërisë që ta tregojë veten me mbështetje në shkallët e stadiumit.



bottom of page