top of page

KMK Vollej fitues i Grupit B në “Korça Loves Volley”…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 5, 2023
  • 1 min read

Ndërkohë që “Friends” është shpallur kampion në Grupin A, një tjetër lajm mësohet për volejbollin e amatorëve, teksa për Grupin B kampion është shpallur ekipi KMK Vollej. Fireball - KMK Vollej ka qenë fitues në finale me rezultatin 3-1 dhe në këtë mënyrë mësohen dy ekipe fituese dhe jo një.

KMK Vollej për Grupin B dhe “Friends” për Grupin A janë dy fituesit që në fakt merritojnë fjalët më të mira.

Një ditë më parë faqja jonë postoi foton zyrtare të kampionëve për Grupin A, ndërkohë që po sjellim edhe foton zyrtare të kampionëve për Grupin B, KMK Vollej.

Suksese të gjithë fituesve. Ja dhe emrat e volejbollistëve kampionë:

Stavrion Lako

Devis Meçollari

Daniel Jano

Kejsi Potomi

Denisa Muharrem

Leonard Panariti

Fjordi Cano

Adham Papadhami

Edi Cajku

Martina Cajku


bottom of page