Kolegji "Preka": Krenari e madhe për nxënësit tanë në RinShow 2025!
- May 6, 2025
- 1 min read
Kolegji "Preka" krenar për nxënësit e vet:
"Krenari e madhe për nxënësit tanë në RinShow 2025!
Jemi të lumtur të ndajmë me ju suksesin e jashtëzakonshëm të nxënësve të Kolegjit tonë në aktivitetin RinShow 2025, ku talenti, pasioni dhe përkushtimi i tyre u shpërblyen me çmime të shumta dhe duartrokitje të forta!
Modeli dhe modelja më e mirë – Elegancë dhe vetëbesim në çdo hap!
Artistja më e mirë – Një shpërthim kreativiteti që la gjurmë!
Dueti më i mirë në vallëzim – Harmoni, energji dhe emocione në çdo lëvizje!
Stilisti më i mirë – Fantazi dhe finesë që treguan stilin e gjeneratës së re!
Imituesi më i mirë – Argëtim dhe mjeshtëri në skenë!
Instrumentisti më i mirë – Tinguj që rrëmbyen zemrat e publikut!
Ky aktivitet ishte një dëshmi e gjallë e potencialit të madh që fshihet te të rinjtë tanë dhe e rëndësisë që i japim zhvillimit të talenteve në çdo fushë.
Urime të gjithëve për përfaqësimin dinjitoz dhe falënderime për mësuesit dhe prindërit që i mbështesin në rrugëtimin e tyre drejt suksesit!"
“KORÇA BOOM”



















