top of page

KOMISIONI I DISIPLINËS/ Pogradeci dhe Maliqi e pësojnë nga Disiplina!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 17
  • 1 min read

-          KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

 

-          Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 14/1/j dhe 33/1/a të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

 

-          Zyrtari i KF Gramshi, Gazmir Fucija, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

 

-          Zyrtari i KF Maliqi, Erjon Beqiraj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.


Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page