Kontratë 2 vjeçare dhe 100 mijë euro në sezon, titullari i Skënderbeut drejt transferimit në Azerbajxhian
- Korca Boom
- May 22
- 1 min read
Marco Alia ishte një nga titullarët e padiskutueshëm te Skënderbeu në këtë sezon. Gardiani i portës është një nga më të kërkuarin në këtë merkato.
Saktësisht për të ka interesime nga Azerbajxhani. Turan Tovuz është skuadra që synon tranferimin e 25-vjeçarit.
Palët mes tyre kanë nisur bisedimet. Gjithashtu janë mësuar edhe detajet e kontratës mes tyre, me palët që pritet të firmosin për 2 vite.
Në sezonin e parë, Alia pritet të përfitojë 80 mijë euro, ndërsa në sezonin e dytë kjo shifër mund të rritet në 100 mijë euro.
Nëse kJo marrëveshje konkretizohet, atëherë për Alia do të ishte aventura e parë në Azerbajxhian, teksa në karrierën e tij ka luajtur në Itali dhe së fundmi në Superiore./ NEWSPORT
“KORÇA BOOM”
