top of page

Korçë/ Aksident pranë Drenovës, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, lëndohet shoferi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 22, 2025
  • 1 min read

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Drenovë, në jug të qytetit të Korçës.


Një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar lëndime të lehta për drejtuesin e tij. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, me pasojë daljen e tij nga rruga.


Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës për mjekim. Fatmirësisht, sipas burimeve të spitalit, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./BalkanWeb


“KORÇA BOOM”



bottom of page