Korçë/ Nuk morën asnjë votë, kush janë kandidatët që s’votuan as veten!
- Korca Boom
- May 18
- 1 min read
Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në Parlament.
Rezultatet përfundimtare referuar faqes së KQZ tregojnë se disa nga kandidatët siguruan mijëra vota ndërsa të tjerë nuk votuan as veten e tyre.
Por pas përfundimit të procesit të numërimit për votat brenda vendit rezultoi se 4 kandidatë nuk morën asnjë votë. Baftjar Lila nga Lëvizja Atdheu, Altana Pisku dhe Kristiana Shuli nga Aleanca Demokracia e Re si edhe Festim Qazimi nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim rezultojnë me zero vota.
“KORÇA BOOM”
