Korçë/ Zhvillohet Work Shop teoriko-praktik me trajnerët dhe drejtuesit e Akademive juglindore
- Korca Boom
- May 3
- 2 min read
SHRF Korçë në bashkëpunim me FSHF-së, Drejtorinë Teknike dhe Departamentin e futbollit të fëmijëve pranë federatës, organizuan ne Korçë në datë 29 prill një Work Shop teoriko-praktik me trajnerët dhe drejtuesit e akademive të Rajonit për futbollin e bazës, metodat e reja stërvitore, implementimi i programeve stërvitore për grupmoshat 6-13 vjeç, koordinimi i aktiviteteve të ndryshme sportive, zhvillimi i futbollit të vajzave në rajon, futbolli në shkollë dhe në rrugë, një nga format kryesore të përzgjedhjes së talenteve.
Të ftuar në këtë event ishin Drejtori Teknik i Federatës shqiptare të futbollit, Fulvio Pea, Drejtori i Departamentit të futbollit të fëmijëve dhe programit Grassroots, Andi Zere. Koordinatori i qendrave Rajonale pranë federatës Erion Stavri.
Përgjegjësi i preparatorëve të portierëve i ekipeve kombëtar të moshave Erion Mete, anëtari i sektorit të edukimit si dhe lektori i Kurseve UEFA-s Alban Tafaj si dhe Kryetari i shoqatës Rajonale të futbollit Korçë, Ilirjan Përmeti dhe të ftuar të tjerë. Me cilësinë e drejtorit teknik per ShRF Korçë Z. Hektor Kapllani mendon se:
“Ky aktivitet ishte shumë cilësor ku pati diskutime, shkëmbime mendimesh dhe ekperiencash pozitive nga trajnerë dhe edukatorë me shumë vlerë që kanë vite që kontribuojne në zhvillimin e futbollit të bazës. Evente të tjera do të organizohen nga Shoqta Rajonale e futbollit Korçë si Festivali i futbollit për vajza të moshës 9-13 vjeç si dhe Turnetë e futbollit 6+1 dhe 7+1 me ekipet e Akademive të Rajonit tonë.
Në fund dua te theksoj punën e mirë që bëhet në këto akademi me edukimin dhe përgatitjen e brezit të ri dhe njëkohësisht kjo punë ka frytet e saja si përshembull ekipi i U-19 të Skënderbeut doli kampion absolut i Shqiperisë së bashku me ekipin U-17 të Skënderbeut i cili doli në katër ekipet më të mira të vendit. Urime trajnerëve dhe stafeve drejtuese të tyre për suksesin e arritur. Faleminderit për pjesëmarrjen.”
“KORÇA BOOM”
