top of page

Korçë: Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Sot ndërhyrja në rrugën “Partizani”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 29
  • 1 min read

Ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike!


Sot kemi ndërmarrë një nga aksionet më të rëndësishme për qytetin, lirimin e hapësirave publike nga zaptimet e paligjshme dhe rikthimin e rendit urban.


Ekipet e bashkisë janë në terren, duke ndërhyrë në trotuare, rrugë dhe hapësira të bllokuara prej kohësh, për t’ua kthyer ato qytetarëve.


Ky aksion do të shtrihet në çdo lagje të qytetit, pa përjashtim.


Në njërën nga ndërhyrjet e para, janë larguar mbetje dhe struktura që pengonin qarkullimin dhe shfrytëzimin normal të hapësirave publike.


Ky është vetëm fillimi. Qyteti i përket banorëve të tij, dhe askush nuk mund të përvetësojë atë që është e përbashkët!


ree
ree
ree

bottom of page