top of page

Korçë/ Operacion antidrogë, në pranga disa persona!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 15
  • 1 min read

Bëhet e ditur se aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe është shtrirë në disa zona të qytetit, ku dyshohej se zhvillohej aktivitet i paligjshëm i shpërndarjes së drogës.


Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Bëhet e ditur se aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe është shtrirë në disa zona të qytetit, ku dyshohej se zhvillohej aktivitet i paligjshëm i shpërndarjes së drogës.


Burime të siguruara nga policia bëjnë me dije se Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka arrestuar shtetasit Renato dhe Albi Dishnica, 30 dhe 24 vjeç, banues në lagjen 14, Korçë.


Megjithatë operacioni është ende në zhvillim dhe pritet që gjatë orëve në vijim të ketë të tjera zhvillime. Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjete dhe banesa të personave të ndaluar, policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike, përfshirë kokainë të ndarë në doza të gatshme për shitje.


Po ashtu autoritetet nuk kanë bërë ende publike identitetin e të arrestuarve, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbuluar rrjetin e plotë të shpërndarjes së drogës në zonë.


“KORÇA BOOM”



bottom of page