Korçë: Përfundojnë reshjet, ja ku rikthehen sërish
- Korca Boom
- Jun 18, 2023
- 1 min read
A po vjen behari në juglindje dhe si do të jetë moti në vazhdim…
A thua se në Korçë akoma nuk ka ikur dimri. Temperatura më shumë se të ulëta dhe reshje të shumta shiu ka pasur në qytetin juglindor gjatë ditëve të fundit, ku u desh të riktheheshin edhe veshjet e trasha në orët e mbrëmjeve.
Nga sot e për disa ditë duket se do të kthehet sërish dielli dhe temperaturat do të rriten, por akoma nuk do të kemi temperatura të larta.
Nga mesi i javës së ardhshme pritet të rikthehen sërish reshjet, por temperaturat do të rriten deri në 30 gradë celsius, apo edhe pak më shumë, gjithmonë në orët e mesditës.
Deri në datën 3 korrik, pra në ditët e para të muajit të ardhshëm vera e nxehtë nuk ka shans të fillojë, prandaj në Korçë e rëndësishme është që të paktën reshjet do të pushojnë për disa ditë.
