Korçë pezullohen nga detyra policët: Klevis Zhuleku, Oresti Lushi, Klejdi Shameti
- Korca Boom
- Jul 11, 2023
- 1 min read
Tre punonjës të qarkullimit rrugor në Korçë pezullohen nga detyra, tjetërsuan të dhënat për një aksident.
Tre punonjës policie janë pezulluar nga detyra në komisariatin e Korçës. Me vendim gjykate janë pezulluar 2 policët Klevis Zhuleku dhe Oresti Lushi dhe oficeri Klajdi Shameti, të tre pjesë e sektorit të qarkullimit rrugor.
Sipas raportimeve mësohet se 3 punonjësit kanë tjetërsuar procesverbalet lidhur me një aksident të ndodhur.
Hetimi ka zgjatur rreth 2 muaj, ndërsa priten informacionet zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të cilët kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës së Korçës.
Gjatë hetimit janë kryer përgjime telefonash dhe përgjime ambjentale, si prova kryesore nga prokuroria për të vërtetuar akuzën.
