top of page

Korçë – Procedime dhe arrestime për vepra të ndryshme penale në qark

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 6
  • 1 min read

Policia e Qarkut Korçë ka kryer disa veprime procedurale në kuadër të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë në fusha të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.


Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Maliq janë referuar materialet në Prokurori dhe është shpallur në kërkim shtetasi P. L., 61 vjeç, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai nuk është gjetur në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga policia.


Gjithashtu, janë proceduar penalisht:


– Sh. G., për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm"

– E. K., 44 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale "Kanosja" dhe "Shqetësimi i qytetarëve nëpërmjet telefonit", për motive të dobëta.


Materialet procedurale për secilin rast i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page