top of page

Korçë : UEFA do ta falë apo jo Skënderbeun…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 15, 2023
  • 1 min read

Po 1 milion euro do të paguhen?


Skënderbeu rikthehet në “shtëpi”, në superligë, por të gjithë në qytetin juglindor janë duke pritur çfarë do të ndodhë me dënimin që kanë marrë korçarët nga UEFA. Dënimi “horror” për Skënderbeun ka bërë që skuadra bardhekuqe të vuajë plot 7 vjet deri tani, pa pjesëmarrje në ndeshjet ndërkombëtare, por ka edhe më.

Jna edhe 3 vite të tjera deri në fund të dënimit, por a do të falet Skënderbeu? Ka disa vite që thashethehemet janë të shumta, madje vijnë çdo prag sezoni veror, se do të falet sot e do të falet nesër. Edhe pse në klub deklarojnë se shpresat janë që Skënderbeu të falet, kjo gjë ka pak gjasa të ndodhë. UEFA e ka ndarë mendjen që vetëm kur të kalojnë 10 vjet Skënderbeu të luajë më pas në Europë.



Ka vetëm një fije shprese edhe kjo vjen nga presidenti i FSHF-së, Armando Duka, që është anëtar i Kryesisë së Komitetit Ekzekutiv, që mund të ndërhyjë që Skënderbeu në këto vite të falat. Por edhe Duka nuk është shprehur asnjëherë deri tani dhe kjo tregon qartë që UEFA ka pak gjasa që ta falë Skënderbeun.

Vetëm në verën e 2026-ës mund të shikojmë Skënderbeun në Europë, por në Korçë thonë “shpresa vdes” e fundit.

Përsa i përket gjobës prej 1 milion euro, këtu nuk ka asnjë dyshim. Skënderbeu duhet të mendohet mirë, që edhe nëse do të falet nuk ka gjasa të qëndrojë pa paguar këtë shumë financiare. Me pak fjalë 1 milion euro do të paguhet me një “këmbë” nga Skënderbeu dhe për këtë korçarët duhet të vrapojnë për të mbledhur këtë shumë kaq të madhe financiare.

bottom of page