top of page

Korça çel sezonin turistik veror: Rritje e vizitorëve dhe synim për turizëm gjithëvjetor

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 8
  • 1 min read

Në një aktivitet të organizuar nga Bashkia Korçë për çeljen e sezonit turistik veror, u theksua roli gjithnjë në rritje që ka qyteti dhe qarku i Korçës në hartën turistike të vendit.

Korça është kthyer në një oaz mikpritjeje që ofron një përzierje unike historie, kulture, natyre dhe kulinarie. Falë aktiviteteve të shumta dhe ofertës së pasur, qyteti tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.


Sipas statistikave krahasimore me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, qarku i Korçës ka shënuar një rritje prej afërsisht 7% të vizitorëve të huaj — një tregues i qartë i potencialit dhe rritjes së interesit për këtë destinacion.


Megjithatë, sfida mbetet ndërtimi i një turizmi të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor. Kjo kërkon një integrim më të gjerë të aktorëve lokalë dhe pasurimin e mëtejshëm të ofertës turistike në të gjithë qarkun, duke synuar jo vetëm rritjen e numrit të vizitorëve, por edhe zgjatjen e qëndrimit të tyre.



“KORÇA BOOM”



bottom of page