top of page

Korça bën bilancin, 10 mijë pjesëmarrës në natën e parë të Festës së Birrës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 17, 2023
  • 1 min read

Mbrëmja e djeshme ka pasur në Terminalin e Autobusëve 10 mijë pjesëmarrës, të cilët kanë shijuar muzikën dhe birrat.

Ky ka qenë bilanci që ka bërë kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, i cili pas statistikave që ka publikuar, ka prezantuar edhe natën e dytë që do të jetë sonte. Eugent Bushpepa dhe Grupi NA dhe LAST CALL BAND do të jenë sot të ftuarit e mbrëmjes.

Sipas kryebashkiakut dje ka qenë një mbrëmje super dhe një atmosferë e shkëlqyer dhe e tillë pritet të jetë edhe sonte në natën e dytë të Festës së Birrës.



bottom of page