top of page

“Korça Boom” vjen më risi transmetimi për futbollin, basketbollin, volejbollin, moshat…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 24, 2023
  • 1 min read

Miqësoren e djeshme mes Skënderbeut dhe Dinamos ata që nuk kishin mundësi të ishin në stadium e ndoqën në “Korça Boom”.

Kjo, për faktin e bërë tashmë realitet, që jepte informacion minutë pas minute se çfarë ndodhte në stadium. Por jo vetëm kaq, pasi për 90 minuta ka qënë në trasmetim live dhe numri i atyre që ishin të interesuar për të parë ekipin e zemrës ishte me disa qindra.

”Korça Boom” ju premton besnikëri dhe në vazhdim ku do të ketë informacione në kohë reale, si me shkrimet e veta ashtu edhe në pamje nga stërvitja.

Në fillimin e kampionateve, “Korça Boom” ju premton transmetimin e ndeshjeve të jo vetëm futbollit. Do të transmetojnë ndeshje të volejbollit, basketbollit dhe jo vetëm. Do të transmetohen ndeshjet e moshave të futbollit. Do të transmetohen konferencat e shtypit, intervista, emisione dhe të gjithë këto vetëm në “Korça Boom”.



bottom of page