top of page

Korça ju pret me festën më të bukur që çel sezonin veror!/ 7 Qershor "KARNAVALET E KORÇËS"

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 25
  • 1 min read

Pas çdo Karnavali fshihet një botë magjike.

Një botë ku ngjyrat nuk janë thjesht zbukurim, por gjuhë arti. Ku çdo detaj, çdo veshje, çdo lëvizje ka një histori për të treguar.


Në zemër të kësaj bote që shpërthen çdo vit në rrugët e Korçës qëndron Ilda Pepi, aktore dhe kostumografe, një artiste që jo vetëm i vesh personazhet, por u jep shpirt. Prej vitesh, krijimet e saj janë kthyer në simbole të Karnavaleve të qytetit tonë, të ideuara, ndërtuara dhe jetësuara me dashuri, përkushtim dhe pasion të rrallë.


Ky vit premton më shumë se kurrë:

Ngjyra më të forta, mesazhe më të thella, personazhe më të gjalla.

Në ditët në vijim do t’ju zbulojmë procesin pas skene, nga skicat tek materiali, nga ideja në spektakël.


Korça ju pret me festën më të bukur që çel sezonin veror!

KARNAVALET E KORÇËS 2025.



“KORÇA BOOM”






bottom of page