KORÇA plot ritëm dhe energji në natën e Pashkës dhe jo vetëm!
- Korca Boom
- Apr 18
- 1 min read
Të dielën më 20 prill, në një mbrëmje të mbushur me dritë dhe jetë, super grupi dinamik Hot Stuff Band sjell një koncert të paharrueshëm në sheshin e Pazarit të Vjetër, në zemër të Korçës.
Një natë ku muzika përqafohet me atmosferën festive të Pashkës, në një qytet plot vizitorë vendas e të huaj që kanë zgjedhur Korçën për të festuar.
Por festa nuk mbaron me kaq!
Të hënën më 21 prill, ora 11:00, Hot Stuff Band rikthehet me performancë live mes ngjyrave dhe gjallërisë së pazarit, për të dhuruar emocione të reja dhe për të vazhduar festën në mënyrën më të bukur.
Pazari i Vjetër, Korçë
Një fundjavë për të mos u humbur — ejani dhe përjetojeni Korçën me muzikë, atmosferë dhe ngjyra!
“KORÇA BOOM”
