top of page

Korça që bashkon zemra futbollistësh: Urimi i Rashicës për Taren rikthen kujtimet e vitit të paharruar te Skënderbeu

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 13
  • 1 min read

Në familjen e ish-futbollistit dhe menaxherit të njohur Igli Tare sot mbizotëron festa. Arsyeja është e veçantë: djali i tij i madh, Etienne, feston ditëlindjen e 22-të. Gëzimi dhe urimet kanë mbërritur nga miq, familjarë dhe bashkëlojtarë, duke e bërë këtë ditë edhe më të paharrueshme.


Ndër mesazhet e shumta, ka spikatur urimi i veçantë i Ermir Rashicës, ish-sulmuesit të Skënderbeut, i cili dikur ka ndarë të njëjtin ekip me Etienne Taren në skuadrën korçare. Të dy kanë qenë për një vit pjesë e Skënderbeut, duke krijuar kujtime që pasqyrojnë qartë atmosferën e veçantë që mbizotëron dhe sot në këtë klub. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rashica e ka përshëndetur mikun e tij me fjalët plot humor dhe dashamirësi: “Shumë urime vllaqko”.


Urimi është shoqëruar edhe me një foto miqësore pranë sulmuesit 22-vjeçar, i cili aktualisht luan me Tiranën në Kategorinë Superiore, duke treguar se lidhjet e krijuara në fushën e blertë mbeten të forta edhe pas largimit nga ekipi i Skënderbeut.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page