top of page

Korça qyteti i vlerave: Cale-Myrtellari-Luarasi-Meta sa shumë nostalgji

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 11, 2023
  • 1 min read

Nëse ka një qytet që ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë emra me shumë vlera në të gjitha fushat e jetës, padyshim që ky qytet është Korça.

Po sjellim sot për të gjithë ju këtë foto që shikoni më poshtë dhe që janë katër kolegë, katër figura dhe katër personalitete që edhe sot ruajnë vlera të mëdha.

Shumë vite më parë kjo foto është realizuar në stinën e dimrit dhe janë kolegë të shkollës “Raqi Qirinxhi” duke nxjerrë breza të tërë nxënësish të denjë.

Andrea Cale, Çelnike Myrtellari, Nikoleta Luarasi dhe Valter Meta, për këdo sjellin shumë nostalgji në emra.

Ka qenë e nderuara Çelnike Myrtellari që ka postuar këtë foto në profilin e saj dhe ka cituar këto reshta me kaq shumë respekt:

“Ishim dikur shokë shkolle dhe më vonë kolegë të mirë në punë tek gjimnazi “Raqi Qirinxhi” për vite të tëra. Ruajmë kujtimë nga më të mirat, për punën e madhe, mirëkuptimin e përbashkët si kolegë.

(Nga e majta në të djathtë: Andrea Cale, Çelnike Myrtellari, Nikoleta (Loreta) Luarasi dhe Valter Meta.”

Vërtet respekt shumë i madh për Ju dhe nder i madh për Korçën që ka pasur kaq shumë njerëz me emër.

Faleminderit…!



bottom of page