top of page

Korçarët: Ja dhe sa lojtarë pritet të afrojnë në merkato…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 9, 2023
  • 1 min read

Po t’i hedhësh një sy listës së futbollistëve që janë nën kontratë tek Skënderbeu, duket se gjithçka sa vjen dhe ngushtohet për mundësitë e afrimit të futbollistëve të tjerë.

Por të paktën ka akoma vend për afrime dhe nga sa mësohet nga “Korça Boom” këto burime bëjnë me dije se janë katër ose pesë futbollistë që pritet të nënshkruajnë për ekipin e korçarëve.

Nga stafi po punohet dhe në mënyrë konfidenciale, tregohet se kërkesat janë të shumta nga ana e menaxherëve për të afruar futbollistë, por drejtuesit janë shumë të kujdesëshëm për të marrë të duhurit dhe duke qënë se kohë ka, ata nuk po nxitohen, por as po ngelen në vend.

Në ditët në vijim do të mësoni nga “Korça Boom” edhe emrat përfundimtarë që do të përmbyllin listën e Skënderbeut.





bottom of page