top of page

Korçarët zbresin në fushën stërvitore

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 21
  • 1 min read

Dita e djeshme ka qenë një ditë pushimi për ekipin e Skënderbeut – natyrisht, një ditë festive, dhe vetë futbollistët e kishin të nevojshme një pauzë të tillë. Ditën e shtunë, ekipi i Skënderbeut zhvilloi ndeshjen ndaj Egnatias, ndërsa e diela ishte pushim. Sot, në të hënën, të gjithë janë rikthyer në fushën e stërvitjes.


Nga sa është mësuar, dita e sotme do të jetë stërvitore me një seancë të vetme. Kjo seancë, natyrisht, do të jetë kryesisht rikuperuese për lojtarët që kanë luajtur ndeshjen, ndërsa për ata që nuk kanë pasur minuta në këmbë, do të ketë një ngarkesë më të shtuar.

Më pas, gjithçka do të përqendrohet te ajo që cilësohet si ndeshja e madhe dhe finalja për mbijetesë për ekipin e Skënderbeut, kur do të presë ekipin e Bylisit.


Natyrisht, vetëm një prej këtyre dy skuadrave do të jetë pjesë e Superligës në sezonin e ardhshëm – dhe kjo do të vendoset nga ajo që do të fitojë këtë sfidë jetike.


“KORÇA BOOM”



bottom of page